Pas vrasjes se 43 vjeçarit në Memaliaj, i cili kishte informuar policinë për parcelat e hashashit ka reaguar edhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.
“Kryeministri është i vetmi njeri tek i cili njerëzit nuk mund t’i besojnë, sepse ai i shet te kriminelët që ata ti vrasin”.
“Shteti ka rënë, Shqipëria është pa qeverisje”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook
Kryeministri dje u ngreh si gjeli ne pleh dhe derdelliti me krenari prej gjeli per policine e tij.
U vra me snajper Alket Muho ne Memaliaj se denoncoi parcelat e qeverise.
Po kujt ia denoncojne? Ketij kryeministri qe i mbeshtet trafiqet duke genjyer se ka zhdukur 99% te droges?
Tragjedi e vertete!
Kryeministri eshte i vetmi njeri tek i cili njerezit nuk mund t’i besojne, sepse ai i shet te kriminelet qe ata ti vrasin.
Shteti ka rene, Shqiperia eshte pa qeverisje.
Armiku me i eger i shqiptareve eshte vete kryeministri dhe qeveria e tij.