Basha: Shteti ka rënë, dorëzohet në Kuvend ligji i Vettingut për të çliruar qeverinë nga krimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish me emra, ndërsa ka sulmuar maxhorancën për lidhjet e saj me krimin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha theksoi se për këta emra, duke nisur nga Çyrbja, Xhafaj apo Sejdini dhe Dako, zgjidhja është vettingu në politikë. Po ashtu ai paralajmëroi një aksion të fuqishëm politik.
“Atentat ndaj demokracisë që sot kemi politikanë të lidhur me krimin. Cyrben e Xhafajn në parlament Ballën, në krye të Elbasanit Sejdinin, në Durrës Dakon… Për këtë ka vetëm një zgjidhje, vetting i politikanëve. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin, kryeministri mos ketë lidhje me krimin. Ngjarja tronditëse dje në Memaliaj tregon se shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar. Duhet t’i japim fund bashkëqeverisjes së Ramës me krimin. Ligji është negociuar një herë.
Gjuha e ligjit është identike, e njëjta që është votuar për gjyqtarët e prokurorët. E kemi bërë dakordësimin, çfarë kemi propozuar shtohen subjektet, pra të përfshihen politikanët. Ne do e votojmë pro. Ramën pyeteni nëse do e votojë, po apo jo. Ai ka vetëm një detyrë mos e bllokojë”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se situata kriminale në vend ka vërtetuar të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike, bërë deri më sot. Basha u deklaroi gazetarëve se PD ka gati amendamentet për Vetingun e politikanëve, që janë njesoj si për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani është radha e mazhorancës të tregojë veten nëse do ta votojë apo jo!
-Z. Basha, kryeministri Rama e pranoi propozimin për Vetingun e politikaneve. A do të bashkëpunoni?
Basha: Ky ligj është negociuar njëhërë. Gjuha e ligjit është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët dhe negociatat bëhen për një tekst të dakortësuar. Kjo, ose vonohet ose refuzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë apo do ta pengojë.
-Por Rama është shprehur se do ta votojë edhe sot në Asamble. Pra, a do të bashkëpunoni?
Basha: Propozimi për Vetingun e politikanëve është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët e madhe edhe për policët. Propozimi është depozituar. Ne do të shkojmë për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo kundër.

auto basha takim 21536319256

Artikulli paraprakModriç “dekonspiron” Ronaldon: Ja çfarë më tha për çmimin
Artikulli tjetërBasha-Ramës: Mbaroi koha që të dredhësh bishtin