Ambasadorja gjermane reagon nga Shkodra për krimin e organizuar

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka qenë e pranishme ditën e sotme në 30-vjetorin e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani i mbajtur në Shkodër.
Në një deklaratë për mediat Schutz u shpreh se Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të angazhohet në BE, por duhet të bëjë më shumë, në mënyrë të veçantë me krimin e organizuar.
“Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të angazhohet në BE. Do të kishim dashur të hapen negociatat që në qershor, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në 5 prioritetet në mënyrë të veçantë për krimin e organizuar.”
Në lidhje me vetingun ambasadorja gjermane u shpreh se është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, por duhen rezulatate.
“Është një proces që po vijon në mënyrë pozitive por duhet të vijojë më tepër dhe duhen më shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante të mbushen sa më parë. Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit, por duhet të bëjë më shumë. Prokuroria dhe policia duhet të bëjë më tepër.”

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Dy vlonjatë të zhdukur prej dy muajsh
Artikulli tjetërReagimi i fortë i pronarit të televizionit në Fier: Kjo është Bashkia e krimit…