Shqipëria i rikthehet censurës përmes ligjit, i cili nuk lejon transmetimet e televizineve analoge. Tashmë 80% e shqiptarëve që nuk kanë mundësi që të kenë televizione të teknologjisë së fundit apo edhe për të blerë aparaturat përshtatëse për të parë kanalet e ndryshme televizive do të duhet ti rikthehen radios ose programeve të televizionit shtetëror.
Nga dita e sotme, një sërë kanalesh televizive nuk do të transmetojnë më në analog.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është 10 Shtator 2018.
Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me antenë marrëse televizive te thjeshtë (siç e kanë pasur deri më sot).
Aparat marrës televiziv (televizor), dekoder DVB – T2 të llojit “free” pra që mundëson shikimin e kanaleve pa pagesë. Ky dekoder gjendet në tregun e brendshëm. Të gjithë teleshikuesit që kanë aparate televizive që e kanë të inkorporuar dekoderin DVB-T2 nuk e kanë të nevojshëm dekoderin e mësipërm.
Në përfundim të kërkimit automatik në ekran do të shfaqen 12 kanalet e RTSH-s përkatësisht:
RTSH 1 HD;
RTSH 2 HD;
RTSH 3 HD
RTSH Sport HD;
RTSH Film;
RTSH Muzikë;
RTSH Fëmijë;
RTSH Shqip;
RTSH 24;
RTSH PLUS;
RTSH Kuvend;