Disa trakte të çuditshme janë shpërndarë në Tiranë në të cilat shkruhet se në këtë vend njeriu matrikullohet në gisht dhe kafsha votohet.
Traktet janë ngjitur nëpër trotuaret e kryeqytetit dhe siç duket kërkojnë vëmendjen e qytetarëve për të reaguar mbi problemet që ndodhin në vend nga politikat e padrejta.
“Ligji i zgjedhur. Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku për 20 vite njeriu matrikullohet në gishti dhe kafsha (përbindëshi) votohet, çbidiokraci!?!?!?
Shënim: Intelektualë, profesorë, akadaemikë, artistë, po të ishit të zgjuar s’do ishit matrikulluar! (Pamatrikulluar)”