Ministria e Mjedisit ka hartuar një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve në njësitë vendore.Në një konsultim me grupet e interesit zv.ministrja Oljana Ifti u shpreh se deri më tani skema nuk ka funksionuar siç duhet dhe për këtë është dashur të ndërmeren një sërë ndryshimesh ligjore. Sipas zv.ministres është menduar edhe një tarifë e re për familjet.
Ministria e Mjedisit ka hartuar një draftligj i cili synon që ti japë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve në vend .Gjatë një tryeze me grupet e intresit zv.ministrja e Mjedisit Oljana Ifti u shpreh se deri tani skema nuk ka funksionuar pasi mbetjet depozitoheshin në landfill ndërkohë që një është e nevojshme që të ketë edhe riciklim të tyre. Ifti foli edhe per domosdshmerine e rishikimit të tarifave për familjet pasi aktualisht janë të ulta.
Ifti: Nxitja dhe implementimi i skemave të grumbullimit apo ndarjes së mbetjeve në burim që është hapi i parë dhe kryesor në këtë proces. Pa dyshim edukimi i publikut është një tjetër drejtim për përmbushjen e standardeve. Rritja e tarifës është zbatimi i parimit ndotësi paguan. Që ti përgjigjet kostos për menaxhimin e mbetjeve. Pa dyshim ngritja e një enti rregullator për mbetjen, i cili do të përcaktotne tarifën në bashkëpunim me bashkitë e reja.
Ligji i ri per menaxhimin e mbetjeve pritet që të implentohet nga njësitë vendore dhe pikërisht për këtë në dëgjesë ishin të ftuar të gjithë drejtuesit vendorë.