Basha: Taksa për Rrugën e Kombit, krim i shumfishtë, koncesioni i papranueshëm

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot se koncesioni korruptiv për Rrugën e Kombit është i papranueshëm dhe një krim i shumfishtë. Basha paralajmëroi fakte të reja të forta se si Rama dhe Xhafaj po pastrojnë paratë e drogës me lojrat e fatit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e opzitës në Durrës kreu demokrat Basha ka zbardhur edhe 5 kërkesat kryesore të opozitës.
1. Ultimatumi për Ruçin
2. PD do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për përdorimin e tyre për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.
3. Vjedhja me ligj Fusha – Rama, po të ishim një vend normal, do të duhej që Rama të jepte dorëheqjen. Por ai Zhduket 5 ditë në Neë York për të vjedhur konsullaten shqiptare dhe për të ndërtuar gratacielen atje me miqtë e tij.
4. Ligji antimafia është bërë gati. Parashikon anullimin e çdo konceisoni korruptiv. Koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm është krim i shumëfishtë. Opozita nuk e pranon. Paraljamerim për këdo që vjedh bashkë me Ramën. Do të hetoheni nga dita e parë e biznesit. Vetting financiar. Edhe nënpunësit do të ndiqen nga nënpunësi më i thjeshtë tek kryeministri. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, kësaj do t‘i shkojmë deri në fund. Qindra milionë euro do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
5. Vettingu nuk pengon, kufizon hetimin e politikanëve as familjarëve të tyre. Cili është qëndrimi i PS për hetimin e Olsi Ramës, të Agron Ahafajt? Pse nuk e thotë Edi Rama këtë? Edi Rama ka frikë nga vettingu. Teza e tij se PD do që të pengojë reformen në drejtësi me vettingun në politikë, është genjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit. Të thuash se vettingu i politkanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj si të thuash se vettingu në polici pengon reformën në drejtësi.

Artikulli paraprakHetimet e partnerëve, kokaina e Xibrakës dhe e Maminasit me të njëjtin garant, Olsi Ramën
Artikulli tjetërTakimi i jashtëzakonshëm i opozitës: Nga nesër fakte skandaloze si Rama po pastron paratë e drogës