Ditë historike për Kosovën, Parlamenti Europian voton pro heqjes së vizave!

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pro heqjes së vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.
Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.
“Kërkoj të votoni pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”, ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.
Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

PE

Artikulli paraprakSkema e pistë e Ramës me Prokurorinë për të liruar Shullazin
Artikulli tjetërEfekti “Ronaldo”, Juventusi fluturon…