“Rilindja” mbyll 23 shkolla në Lezhë dhe Mat

Janë plot 23 shkolla në Lezhë dhe Mat, që nuk do të hapin dyert për vitin e ri mësimor, për shkak të uljes së numrit të nxënësve.
Statistikat tregojnë se në shtator të vitit 2014 në shkollat e Matit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa në këtë shtator numri pritet të jetë i përgjysmuar, raporton televizioni lokal, “Star Plus”.
Mësohet se 9 prej shkollave që do të mbyllen janë në rrethin e Lezhës, ndërsa 14 në atë të Matit. Drejtuesit e Arsimit thonë se vendimi për mbylljen e shkollave është marrë për të eliminuar klasat kolektive, ku nxënës të moshave të ndryshme bëjnë mësim me një mësues.
Një nga shkollat që do të mbyllet në qarkun e Lezhës, pas kësaj “reforme” të Rilindjes është edhe ajo në fshatin Fishtë, ku ka lindur edhe poeti i shquar shqiptarë, At Gjergj Fishta. Kjo goditje për këtë fshat të njohur, vjen menjëherë pas degradimit total të shtëpisë-muze dhe monument i mbrojtur nga shteti, të poetit të madh shqiptar.

at gjergj fishta1

Artikulli paraprakEnrique shuan zërat, ja përse zgjedh vetëm lojtarë të Realit…
Artikulli tjetërBasha përshëndet vendimin për heqjen e vizave: Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën