Vjedhja e qytetarëve nuk ka të ndalur. Me të gjitha mjetet dhe për çdo gjë qytetarët detyrohen të paguajnë për klientelën e Ramës dhe ministrave të tij. Rasti i fundit dhe më flagrant është me librat shkollorë. Nxënësit po detyrohen që të blejnë me detyrim libra për fizkulturën. Dhe sit ë mos mjaftojë kjo kostoja e vetëm një fletoreje pune kushton deri në 2500 lekë ndërsa bashkë me librin shkojnë rreth 7 mijë lekë.
Kryetarja e Komisionit të Mediave, Albana Vokshi ka denoncuar një shqetësim të një qytetareje e cila ka bërë present çmimin e një libri bahskë me atë të një fletoreje pune si dhe kërkesën e çuditshme për të blerë me detyrim libra për fizkulturën.
Denoncimi i një mësuese:
“Shtëpitë botuese kanë vendosur bashkë me librat, dhe fletore pune që nuk janë të miratuara nga ministria. Nuk u shesin nxënësve vetëm librin pa këto fletore. Kjo jo vetëm që është SHKELJE, por rrit ndjeshëm çmimin e librit.
Më kontaktuan nxënës të mi dhe thonë nuk na japin librin pa fletoret e punës. Libri i letërsisë nuk ka pasur kurrë fletore pune, këtë vit po. Këshku kanë vepruar edhe me libra të tjerë.
SHEMBULL:
1. Libri Letërsia 11 kushton 437 lekë, fletorja e punës 250 lekë të reja. Vetëm një libër rreth 700 lekë të reja.
2. Shesin me detyrim libër për Edukimin fizik që nuk është fare në katalog.”