Ramos i përgjigjet Griezmann: Injoranca është shumë e guximshme

Sergio Ramos ishte lojtari i zgjedhur për të dalë përpara mediave, një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës. Para fillimit të këtij sezoni në garën më të lartë europiane, kapiteni i bardhë shqyrtoi çështjet aktuale të ekipit.
3 Champions radhazi: “Zoti e ka thënë atë, është një krenari dhe një përgjegjësi ajo që kemi treguar për tri vite. Fitimi i Champions-it nuk mund të jetë kurrë rastësi, ndaj duhet të ruajmë ambicien dhe iluzionin për të mbetur më të mirët në Europë”.
Griezmann në nivelin e Ronaldos dhe Messit: “Pyetje e mirë. Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot “Topin e Artë”. Gjithkush është i lirë të shprehë atë që mendon, por mendoj se i del për detyrë Simeone, Godin ose Koke për ta këshilluar. Ato mbartin vlera, që mund të jenë të dobishme në këtë rast. Megjithatë, unë mendoj se Griezmann është një lojtar i madh”.

Artikulli paraprakHashimi ul kokën nis negociatorë për të takuar Berishën, por…
Artikulli tjetërFjalimi i fundit i Ronaldos për Realin