Fati i Teatrit nesër në Kuvend, aktori i njohur lëshon alarmin: SOS, po ulëm kokën jemi kthyer në diktaturë!

Ditën e nesërme pritet që të kalojë në senacën plenare, vetëm me votat e mazhorancës varianti i ri që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, me ndryshimin e vetëm që në garë pritet që të hyjnë dhe kompani të tjera përveç “Fushës’’.
Aktori Neritan Liçaj, një nga zërat më kritikë kundër shembjes së kësaj godine, dhe një nga ata që kanë dalë çdo pasdite në protestë, ka lëshuar alarmin SOS. Sipas Liçajt në rast se bie Teatri, i bie që të gjithë shqiptarët të iulin kokën dhe të kthehen në kohën e diktaturës.
“Me një veprim të paprecedentë qeveria dhe maxhoranca nesër do kalojë ligjin për prishjen e teatrit… praktikisht nesër instalohet diktatura e mirëfilltë…çfarë do bëjmë?!
S.O.S….kjo është këmbana e alarmit për të gjithë…duhet rezistencë gjithpërfshirëse…nëse kemi një fije dinjitet dhe nder..të dalim dhe t’i themi jo diktaturës.
Po ra teatri, bie gjithçka…po ulëm kokën, më keq do bëhet sepse këta s’pyetkan as për ligj as kushtetute as B.E….dhe asgjë… u kthyem në kohën e diktaturës që s’pyeste për asgjë .S.O.S”, shkruan aktori në rrjetet sociale.

Teatri Kombetar protesta

Artikulli paraprakÇelja e negociatave, Ministri gjerman “i pret krahët” Ramës
Artikulli tjetërRama-Fusha, çmenduri në vjedhje, 6400 euro për një pishë, 2.4 milionë euro për 400 pisha!