Vitamina B6, zbuloni nëse duhet të merrni suplemente

Doza ditore e vitaminës B6 varet kryesisht nga mosha. Foshnjat 7-12 muajsh kanë nevojë për 0.3 miligramë çdo ditë. Me rritjen e moshës duhet të rritet edhe doza e vitaminës B6. Personat mbi 50 vjeç duhet të marrin 5 herë më shumë: 1.7 miligramë në ditë për burrat dhe 1.5 miligramë për gratë. Gratë shtatzëna zakonisht kanë më shumë nevojë për këtë vitaminë – 1.9 miligramë në ditë.
Burimi: Proteinat
Mund ta merrni lehtësisht nga ushqimet të gjithë dozën e nevojshme të vitaminës B6. Ndër burimet më të mira janë mishi i shpendit, viçit dhe peshkut. Vetëm 85 gramë peshk tuna sigurojnë gjysmën e dozës ditore për të cilën ka nevojë një i rritur. E njëjta sasi me salmon siguron 30% të vitaminës B6, ndërsa mishi i pulës siguron 25% të kësaj vitamine.
Burime: Perimet dhe frutat
I pëlqeni perimet me niseshte, si patatet, misrat dhe patatet e ëmbla? Këto janë ndër perimet më të pasura me vitaminë B6. Frutat gjithashtu janë një burim i mirë (përveç qitrove si portokalli dhe grejpfruti). Një kupë me qiqra do t’ju sigurojë gjysmën e dozës ditore të vitaminës B6.
Shkaqet që çojnë në mungesë të kësaj vitamine
Ndodh rrallë që një njeri të ketë mungesë të vitaminës B6 në nivele të larta dhe të rrezikshme. Megjithatë, disa njerëz mund të kenë nivele të ulëta nëse nuk ushqehen sa duhet ose sepse trupi i tyre nuk i absorbon lëndët ushqyese si më parë. Shkaqet për zhvillimin e kësaj mungese mund të jenë edhe sëmundjet e veshkave apo probleme të tjera shëndetësore që pengojnë kalimin e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.
Po suplementet?
Nëse e keni të vështirë që të merrni mjaftueshëm vitaminë B6 nga ushqimet, suplementet mund të plotësojnë hapësirën. Shumë multivitamina kanë në përmbajtje edhe vitaminë B6, megjithatë mund ta merrni edhe ndarazi. Flisni me mjekun nëse po merrni ndonjë ilaç apo suplement tjetër. Dhe mos e teproni me të. Dozat e larta të vitaminës B6 mund të dëmtojnë nervat ose shkaktojnë të përpzierja, ulcerë etj.

Artikulli paraprakDenoncimi: Kallam Dështaku dhe ndrikull Vila, udhëzim poshtërues për mbarë botën akademike universitare
Artikulli tjetërShpëtoni nga problemet e mëlçisë me ndihmën e rozmarinës