Shullazi ngelet pa prokuror, kapobanda drejt lirimit nga burgu

Basir ÇOLLAKU

Deshton shorti per te zgjedhur nje prokuror te Krimet e Renda per te mbyllur procesin gjyqsor. Prokuroret refuzpjne te behen pjese e shortit. Ish-kreu i kesaj Prokurorie Besim Hajdarmataj, eshte komanduar te jete perkhesisht ne perfaqesimin e akuzes, por te gjithe duhet te jene pjese e shortit.
Dosja kishte perfunduar se hetuari dhe mbetej seanca e konluzioneve, kerkesa per denim nga akuza dhe vendimin e gjykates. Elizabeta Ymeraj kishte dosjen dhe e kishte mbyllur hetimin duke e bere gati per vendimmarrjen e Gjykates. Por Ymeraj u emerua ne krye te Prokurorise se Tiranes. Nakuçi befas u semur dhe dosja mbeti jetime nga akuza. Duket se Krimet e Renda nuk po gjejne dot Prokuror qe te mbylle kete dosje te te fortit qe tremb drejtesine dhe politiken. Ndoshta miqesite politike dhe ato te organizates se Shullazit nga njera ane dhe vettingut nga ana tjeter e kane bere dosjen “Shullazi” te frikshme per njerezit e ligjit. Duket se Krimet e Renda mbajten dhe mbajne shprese qe ta çoje ne fund ish-prokurorja e Krimeve te Renda Elizabeta Ymeraj. Arta Marku dhe Donika Prela kane ngecur ne nje tjeter dosje prove ate te mikut te Tahirit pasi me vete Tahirin deshtuan suksesshem.
prokurori tjeter Eneid Nakuçi, eshte semure dhe larguar jashte vendit. Dhe ndoshta pret te shohe shortin nga atje ku gjendet per tu permiresuar nga shendeti…

Artikulli paraprakPse frutat duhet t’i hani gjithmonë para buke?
Artikulli tjetërTrajneri rival e pranon: Çfarë ka arritur Ronaldo dhe Real Madridi është unike