Bëhuni gati, brenda pak muajsh edhe Rruga e Elbasanit me koncesion dhe me pagesë

Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Ministri Infrastrukturës, Gjiknuri ata që përdorin rrugën duhet të paguajnë më shumë.
Kush do jenë rrugët e tjera me pagese? Tani për tani kjo nuk është përcaktuar, edhe pse ka një studim për kostot e tarifimit të rrugëve aktuale në Shqipëri. Gjithçka do të varet nga kostot e mirëmbajtjes.
Ndërkohë, 16 milionë dollarë të tjera u miratuan si kredi nga komisioni i ekonomisë për të mbyllur ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kosto është rritur me gati 44% më shumë se vlera e tenderuar duke shkuar në 450 milionë dollarë dhe kjo sipas Gjiknurit lidhet me gabimet në projektim. Me kredinë e fundit përfundimi i këtij duhet të bëhet brenda vitit.
Sipas ministrit të Infrastrukturës për ndërtimin e rrugëve që konsiderohen si gjurmë të reja zgjidhja më e mirë do të ishte formula PPP.
Rruga Elbasan-Tiranë kërkon 138 milionë dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim. Kështu tha në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
“Kostoja e rrugës ka shkuar 450 milionë dollarë, nga 312 që ka qenë e parashikuar”, tha Gjiknuri.
Ndërsa përsa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, Gjiknuri u shpreh se ka ardhur momenti që të kontribuojnë përdoruesit. Ai u shpreh se duhen rreth 50 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në vend.

Artikulli paraprakDebatet e Prokurorëve me kamikazen e Ramës tek Krimet e Rënda që kërkon lirimin e Shullazit, si e braktisën
Artikulli tjetërVritet biznesmeni në Tropojë, si horrat Xhafaj e Veliu manipulojnë vrasjen, denoncimi i Berishës