Pse Manchester City u turpërua nga Lyoni në startin e Champions

Humbja shokuese në startin e Champions-it për edicionin e ri e Manchester City, në shtëpi, ndaj Lyon, nuk ishte pasojë e mungesës së Pep Guardiolës, apo e ndonjë atmosfere të dobët në stadiumin “Etihad”, thotë Mikel Arteta.
“Qytetarët”, të vlerësuar në mesin e favoriteve për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, e humbën 2-1 ndeshjen e parë të Grupit F, të mërkurën, me Arteta duke zëvendësuar Pep Guardiolën në stol. Maxwel Cornet dhe Nabil Fekir shënuan për miqtë gjatë pjesës së parë , ndërsa Bernardo Silva iu dha shpresën kampionëve të Premier Legue, të cilët nuk mundën ta evitonin disfatën.
“Nuk kam ndonjë ide, realiteti është që Pep nuk ishte këtu dhe ne e humbëm lojën, – tha Arteta në një konferencë shtypi. -“Nëse Pep do të ishte në krah, nuk mund t’ju them nëse do të kishim fituar 5-0, apo do të kishim humbur.
Ne ishim shumë të vetëdijshëm për pikat e forta dhe të dobëta të Lyonit. Kundërshtari ishte përgatitur mirë. Ne nuk ishim të përgatitur për të shkuar me disavantazhin 2-0 në pushimin mes dy pjesëve të lojës, por duhet të reagonim.
Ju e dini se ka zero end për gabime në Ligën e Kampionëve. Nëse bëni qoftë edhe një gabim, do të ndëshkoheni. Nëse ju nuk fitoni duelet, luani me topa të thjeshtë, do të vuani. Sonte ishte një shembull tjetër për këtë. Në një garë të re ju duhet të merrni rrugën e duhur. Fillimi nuk ishte i mirë, nuk e pashë rrjedhshmërinë e ekipit”.

Artikulli paraprakTjetër rekord i errët për Sergio Ramos…
Artikulli tjetërShpronësim dhe sekuestrim i të gjitha koncesioneve të oligarkëve