Përparim Kabo: Vendi i rrezikuar nga kthimi në totalitarizëm, Teatri shembulli

Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste kanë votuar sot me 75 vota pro, për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në lidhje me këtë vendim të sotëm të mazhorancë ka folur edhe Përparim Kabo.
Kabo është shprehur se vendimi nuk është i Kuvendit por i shumicës dhe se veprimi i sotëm ishte arrogant.
“Vendimi nuk është i Kuvendit por i shumicës. Shumica mund të sjellë drejtimin totalitar të vendit me veprime arrogante. Ne nuk jemi kundër krijimit të një teatri modern, por ne kërkojmë restaurimin e sallës dhe jo shembjes e saj.
Ne jemi që kjo godinë të restaurohet pasi mban brenda historinë. Ti mund të ndërtosh një godinë moderne, por çfarë do të thonë pas 30 vjetësh? Nëse do të pyesin se kur ka nisur të luhet teatër në vendin tonë, çfarë do t’u themi?
Në vitin 2019, kur u ndërtua godina e re apo në 1943! ‘Po godina ku është? Ra tërmet? Ra zjarr? Ku është? Në diktaturë as na linin të flisnim, as na linin të vendosim. Në këtë demokraci na lënë të flasim, por nuk na lënë të vendosim”, tha profesor Kabo në emision “Top Talk” në Top Channel.

Artikulli paraprakÇmenduria e fundit, pas gjykatave, vegla e Ramës shkrin edhe Prokurorinë
Artikulli tjetërBasha: Rama-Marku po mbyllin dosjen Tahiri dhe lirojnë Shullazin, drejtësia ka mbaruar