Taulant Balla përfundon në arat me misër me mercedesin 90 mijë euro

Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur pranë fshatit Plezhë, në afërsi të Shkodrës. Një makinë është aksidentuar dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Mmakina është e deputetit të PS, Taulant Balla.
Bëhet fjalë për një Mercedes benz me vlerë rreth 90 mijë euro. Se ku i gjeti fshatari nga Çermenika këto 90 mijë euro është e lehtësisht e kuptueshme dhe për këtë përgjigje të saktë mund të japë Edmond Bego.
Bego ka përfituar mbi 14 milionë euro tendera nga qeveria me ndërhyrjen e Ramës, ndërsa së bahsku kanë bërë edhe pushimet në hotelet e Korfuzit ku një natë kushton 1500 euro.
Balla e ka konfirmuar aksidentin në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka patur asnjë të lënduar.
Ky është aksidenti i dytë i Ballës Brenda pak muajsh. Në maj të këtij viti Balla ka aksidentuar rëndë me makinë një shtetas në Elbasan. Menjëherë pas aksidentit, Balla është kujdesur për të fshirë gjurmët e krimit. Ai ka bërë foto të personit të plagosur në rrugë dhe ka parositur mediat që ta jepnin lajmin sikur ai po i jepte ndihmën e parë të plagosurit të aksidentuar jo nga makina e tij.
Balla jo më kot ka postuar në facebookun e tij një mesazh në fund ku thotë se duhet njoftuar “qytetari dixhital” pasi ishte Berisha, i cili njoftoi aksidentin e parë të Ballës.

Artikulli paraprakMashtrimi i Arta Markut, reagon Hajdarmataj: Pranova të jem në gjyqin e Shullazit
Artikulli tjetërAkuza nga Kosova: Fatos Klosi tek vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi