Sekuestro pasurive jo vetëm të oligarkëve, por edhe të zyrtarëve të lartë që kanë vjedhur

Plani Antimafia i opozitës parashikon masa të rrepta dhe konfiskim të pasurive jo vetëm të oligarkëve, por edhe të zyrtarëve të lartë që kanë vjedhur përmes abuzimeve. Masat do të shtrihen edhe tek të afërimit e tyre, pasi janë të tretët përmes të cilëve fishen pasuritë e zyrartarëve të korruptuar.
Partia Demokratike prezantoi sot në një aktivitet platformën e propozimit për një veting në politikë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha duke folur para demokratëve, ku ishin të ftuar edhe grupe qytetarësh nga disa zona të vendit, tha se vetingu në politikë nuk është asgjë më shumë se vetingu për gjykatësit, prokurorët, policët dhe gardistët.
“Vetingu në politikë, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se vetingu i gardistëve, i policëve, i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Largimi pra i politikanëve me lidhje me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë pasurinë. Edi Rama e ka refuzuar me lloj lloj justifikimesh. Pak ditë më parë tha hapur që është kundër qëllimit të vetingut, ndonëse është po ai më Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën dhe Jurgis Çyrbjen që ka votuar të njëjtat dispozita ligjore për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Llogjika është e thjeshtë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar:

Ajo që vlen për policët e thjeshtë, ajo që vlen për gardistët, që synon të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk vlen për politikanët. Politikanët janë specialë, janë mbi ligjin. Natyrisht, kjo është e papranueshme. Ne jemi të vendosur ta ndjekim rrugën ligjore për të kaluar vetingun në politikë, si një rrugë kushtetuese rrugën që do ndërpresë mandatet e tyre të lidhur me krimin” tha Basha.
Gjatë aktivitetit, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi një amendim për ligjin Antimafia që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njesoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre dhe së dyti, pasuritë e tyre të verifikohen e sekuestrohen.Basha u shpreh se Shqipëria është në një gjendje kolapsi dhe sipas tij, “Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”.
Ndërsa më tej, Basha premtoi se “Këto miliarda euro që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve do t’ju kthehen qytetarëve, të papunëve, studentëve, pensionistëve, sipërmarrjes….”.

Artikulli paraprakHisteria e çmendur e Ramës dhe Veliajt me 200 milionë eurot e Tetarit
Artikulli tjetër“Duam shkollën tonë”! Prindër dhe nxënës shqyejnë derën e futen brenda në shkollë