“Duam shkollën tonë”! Prindër dhe nxënës shqyejnë derën e futen brenda në shkollë

Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin edhe mesditën e sotme. Ata kanë protestuar në oborrin e shkollës së tyre, e cila është mbyllur prej dy vitesh për shkak se Komisioni i Emergjencave e cilësoi atë të pasigurt pas rënies së tërmetit.
Në këto kushte fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dytë në një nga shkollat 9-vjeçare në Elbasan.
Prindërit u shprehën se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre, pasi mbylljen e saj e konsiderojnë me prapavijë politike.
Edhe nxënësit theksuan faktin se duan të hapet shkolla e tyre. Pavarësisht dëshirës për dije ata thonë se nuk do të ndjekin mësimin me turne në qytet. Fëmijët kanë shqyer derën e shkollës së mbyllur dhe pasi janë futur brenda janë shpërndarë në klasa. Ata i kanë bërë thirrje mesuesve të bëjnë mësim.
Në mbështetje të komunitetit të prindërve dhe nxënësve ishin sërish edhe deputetët demokratë të Elbasanit.

protesta per shkollen

Artikulli paraprakSekuestro pasurive jo vetëm të oligarkëve, por edhe të zyrtarëve të lartë që kanë vjedhur
Artikulli tjetërPërgjimi i Safet Bajrit: Shefi i madh po më pret në besë, cilët politikanë përmend…