Kryetari i opozitës, Basha ka folur me emra direkt për të gjithë abuzuesit me koncesionet dhe tenderat e përfituara në mënyrë korruptive nga qeveria. Lista është e gjatë dhe në atë nuk kursehet askush. Nuk kursehen as ata që nga Rama në mënyrë djallëzore konsiderohen si të PD-së.
Basha ka përmendur shkeljet dhe pse pasuritë e tyre të përfituara padrejtëisht do të sekuestrohen duke nisur nga Vilma Nushi dhe Fusha dhe deri tek Bahskim Ulaj, I cili ëhstë përfshirë në këtë listë për shkak të koncesionit të fundit skandaloz të rrugës Thumanë-Kashar, e cila do ti kushtojë shqiptarëve 335 milionë euro, ose 16 milionë euro për çdo kilometër.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open”, gjatë intervistës në një moment i ndërpreu bisedën gazetares Eni Vasili për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.
“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë jo apo vetëm unë? ”, tha Basha me humor.
“Është një moment i mirë televiziv. lejen time dhe të publikut e morët, kështu që jeni… opozita gjithmonë dhe më sportive duhet të jetë”, u shpreh Eni po në të njëjtën mënyrë.
Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “OPEN” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel ka folur për ligjin Anti-Mafia që sipas tij do të ndalojë shpërdorimin e fondeve të shtetit.
Ky ligj sipas Bashës do të bëjë që lekët e shqiptarëve të shkojnë për problemet e tyre dhe jo për njerëzit e afërt të pushtetit.
“Vendi po kalon një situatë të rëndë. Shqiptarët pavarësisht se cilës shtresë i përkasin e ndjejnë darën e shtrëngimit ekonomik. Kjo do të thotë se pasuritë publike s’po prodhojnë vende pune, mirëqënie.
Kjo ndodh sepse ligji shkelet, kemi kompani që krijohen dhe pas 48 orësh kanë fitime marramendëse.
Kemi kompaninë e Klodian Zotos. Kjo kompani 48 orë pasi u krijua, pa asnjë punonjës, merr 170 milionë euro.
A mund të pranojmë ne që paratë e shqiptarëve të zhvaten, të shpërdorohen. A mund të durojmë ne që nga njëra anë mos të kemi para për librat, të mos kemi para për ndihmën ekonomike, a mund të pranojmë që pensioni të rritet me përqindje qesharake dhe në njërën anë kemi një kompani që merr llokmën 170 milionë euro.
Ligji Anti- Mafia ka pikërisht këtë mekanizëm, që në këtë situatë dramatike të marrim një masë dramatike”, u shpreh Basha.