Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sonte nga studio “Open” se kur tirania bëhet fakt, qytetarëve u lind e drejta të reagojnë me çdo mjet. Basha deklaroi se ai do të jetë në krye të përballjes për shembjen e Teatrit bashkë me grupin parlamentar të PD.
Ditën e sotme opozita prezantoi platformën antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tregoi përse do të shërbejë ky ligj.
“Ligji e ndal procesin, verifikon veprimet që janë bërë në kundërshtim flagrant me të. Pavlefshmëria e kontratrës dhe marrja e parave. Ky ligj sekuestron paratë që janë shtënë në dorë nga oligarkët. Sekuestron pasurite e zyrtarëve të lartë publikë që kanë firmosur këto afera. Vendos një standard për sot dhe nesër. Askush s’mund të shpërdorojë lekët e shtetit”, u shpreh kreu i PD-së.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në mënyrë të prerë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se një gjë e ndan atë me kryeministrin Edi Rama. Basha u shpreh se ndryshe nga Rama, ai nuk është ulur asnjëherë me kriminelë dhe me oligarkë.
“Çfarë më ndan me Edi Ramën është si e bardha me të zezën. S’kam bërë pakt me krimin, s’kam bërë pazare. Më akuzonin se kur isha kryetar bashkie flija gjumë. E vërtëta është fare ndryshe. Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.
PD është pro sipërmarjes sipas ligjit dhe kushteve të konkurrencës. Ne duam të ketë konkurrencë të lire të drejtë”, u shpreh Basha.
Basha për platformën Antimafia
Në radhë të parë sekuestron paratë, pasuritë, që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë, nga këta klientë e makutë, në mënyrë të paligjshme.
Së dyti, sekuestron pasuritë e zyrtarëve publikë të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë firmosur për këto afera nga zyrtari më i thjeshtë tek ai më i larti ekzekutiv i shtetit që është kryeministri.
Së treti që e konsideroj të rëndësishme, vendos një standard sot por edhe për nesër që do të thotë se askush nuk mundet më të shpërdorë më fondet e shtetit apo të përfshihet në afera të tilla korruptive sepse ajo që pret nuk është vetëm ndjekja penale por edhe konfiskimi i pasurisë personale e zyrtarit apo të personit privat.
Eni Vasili: Kjo platforme kujt i drejtohet? Do ia paraqisni maxhorancës apo do e zbatoni ju si kryeministër?
Basha: Kjo platformë kërkon vullnet politik dhe njerëzit që janë të përfshirë në këtë mega skandal të PPP, tenderave, licencave, duke filluar kryeministri, ministrat, zyrtarë të kabinetit, drejtues të agjencive dhe ato kompani private që janë palë në këtë krim sepse në këtë krim që konsumohet janë dy palë, nuk mund të besohen këta njerëz, pra kjo nuk mund ti besohet njerëzve të këtij kryeministri.
Sepse janë këta vetë që e kanë sjellë në këtë gjendje që kanë kaluar ligje special si Fusha, dhe kanë krijuar mekanizma të tillë si ky i inceneratorëve që i ka nisur paratë e taksapaguesve shqiptarë për ti nisur ato në kompani offshore me sebepin e investimeve fals apo më keq si dëmtuese të shëndetit të qytetarëve siç janë ato inceneratorë.
Themelore është vullneti politik. Në radhë të parë është një shpallje ndaj qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm e vizionit dhe vendosmërisë por edhe planit tonë për t’iu përgjigjur kësaj gjendje emergjente. nuk është më thjeshtë një premtim elektoral apo një program elektoral por është një projektligj i cili bëhet pjesë e ligjit antimafia dhe trajton oligarkët, klientët e qeverisë, abuzuesit me tenderët, përfituesit e PPE-ve, kontratave koncensionare abuzive, lejeve, njësoj siç trajtohet krimi i organizuar.