Ferdinand VELIU
Nuk ndodh në asnjë vend të botës që qeveria të dalë kaq hapur në mbrojtje të horrave. Në këto ditë të nxehta, kur ky palo Kryeministër dhe shpura e tij kriminale flasin për drejtësi, për moral, madje duke cituar vende miq emrat e të cilëve për fat të keq po i përdor si çadër. Presion mbi Prokurorinë dhe prokurorët, presion akoma më i tmerrshëm mbi gjykatat dhe gjyqtarët.
Ku po shkon ky ideolog i vogël bashkë me horrat që e rrethojnë? Tashmë është zyrtare qeveria e horrave e do me çdo çmim drejtësinë. Ky revansh i kapjes përfundimtare të ligjit do t’u sigurojë qindra të inkriminuarëve mburojën e paprekshmërisë, duke thelluar kalbjen e sistemit.
Mbi të gjithë dhe gjithçka promotori i kësaj “vrasje” dhe autor ngelet kryeministri rilindas Edvin Rama, individi që me pafytyrësinë në emër të reformave absurde po tenton dhe po kap edhe instrumentin e fundit që i çon në bankën e të akuzuarve atë dhe horrat e tij në çdo institucion.
Presioni i vazhdueshëm ndaj gjykatave dhe Prokurorisë, bërja palë me horrat e arrestuar për llogari të drejtësisë e kanë kthyer që tani në një institucion ku frikës, hakmarrjes dhe çmendurisë së Edvin Ramës i ruhen të gjithë.
Falë shpërdorimit të pushtetit nga ana e tij, majmunë si Elvis apo Ervin Roshi janë të lirë, Shukrinjtë pretendojnë rikthim në detyrë, Prengët votojnë ligje, Ndokët shoqërojnë Ministra e zyrtare të armatosur deri më dhëmbë, falë ndërhyrjes së tij dhe ministrit të drogës, gardiani i tyre Haki Çako, rikthehet në pozicionin e tij. Kjo është jo “Rilindja” e Shqipërisë, por “Rilindja e horrave.
E ndodhur nën këtë trysni të jashtëzakonshme nga legjislativi, kolonat e drejtësisë po thërrmohen si të ishin prej rëre. Ky Kryeministër e ka ndarë mëndjen çdo ditë kërkon ta qeverisë në bashkëjetesë me krimin dhe kriminelët. Siç duket, detyrimi ndaj kësaj pjese që e solli në pushtet qënka më i madh nga çe kishim menduar.
Sjellja arrogante, duke diktuar plot brutalitet vendime të një institucioni në dukje të pavarur të lënë shijen e keqe se ky individ i rrezikshëm nuk ndalet në çmendurinë e vet. Rehabilitimi i Prengës, Roshit, Xhelilit, Kokëdhimës, Çakos dhe plot e plot të tjerëve është një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët, se pushteti i horrave tashmë kërkon edhe drejtësinë ta bëj monopol, duke i shpëtuar ndjekjes ligjore për vrasje, trafiqet, korrupsionin, abuzimin, mitmarrjen, elementë që fatkeqësisht janë fytyra reale e kësaj rilindje vampirësh.
Një gjë është fakt i pamohueshëm psikopati me çmendurinë e tij po e çon vendin në destabilitet. Njëanshmëria që kërkon për t’i rreshtuar në anën e tij pushtetet është frika që po e kaplon çdo ditë e më shumë. Qytetarët e këtij vendi do kërkojnë drejtësi nesër, dhe ai bashkë me horrat që e rrethojnë do të jetë në bankën e të akuzuarve, duke u përballur me hakmarrjen e drejtësisë. Nxitimi i tij për të kaluar një pseudoreformë është i qartë, pushtetit të horrave po i shkurtohen ditët dhe prangat kanë nisur melodinë, duke ju kujtuar çmimin e babëzisë dhe antivlerave që mbollën.