Si i 10-fishoi të ardhurat bashkëshorti i deputetes së PS pas ardhjes së Ramës në pushtet

Deputetetja Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka rritur në mënyrë marramendëse pasurinë e saj pas ardhjes së Ramës në pushtet.
Deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat, tha se, vetëm në 4 vitet e fundit biznesi i bashkëshortit të saj, Altin Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat.
“Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.
E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama. Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit. Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve. Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika.
Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro”, tha Salianji.

Artikulli paraprakKriza e thellë ekonomike/ Kreu i shoqatës: 13 mijë biznese u mbyllën në 7 muaj
Artikulli tjetërBasha: Shërbëtorë dhe mercenarë të padronit, unë jam në anën e njerëzve!