Taulant Balla ka nxituar sot që të mohojë menjëherë implikimin e tij me grupin kriminal të përdhunimit të djalit të deputetit “Rrahja”. Sipas intervistës të dhënë nga Nënkomisari i policisë Emiljano Nuhu, Balla ka qenë prezent kur i është vendosur pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit që kërkonte lirimin e nipit të tij, ndërkohë që Kryetari I grupit parlamentar të PS, Balla jo vetëm që nuk i ka dalë në mbrojtje nënkomisarit të policisë, por i ka kërkuar që të tërhiqet nga vendimi për arrestim në flagrancë të përdhunuesit të vajzës me emrin Xhensila Maloku.
Nuk ka qenë e rastësishme mbërritja e Ballës me urgjencë për të shpëtuar djalin përdhunues të deputetit Rrahja. Balla ka një lidhje të fortë dhe me detyrime ndaj deputetit Rrahja. Bëhet fjalë përt shuma marramendëse të cilat do të zbardhen në pjesën e dytë të intervistës së Nënkomisarit të policisë Emiljano Nuho dhënë gazetarit, Basir Çollaku sot në mbrëmje. Janë këto prova që do të duhet të çojnë direkt në arrestimin e Kryetarit të grupit parlamentar të Ramës. Bëhet fjalë për fakte skandaloze dhe shumë marramendëse parash që Balla ka përfituar nga grupi kriminal. Kjo ëhstë edhe arsyeja se përse Balla nxitoi sot që të dalë menjëherë në konferencë shtypi dhe të mohojë atë për të cilën akuzohet nga nënkomisari I policisë, Nuhu. Por, ajo që nuk do të mund të mohojë Balla janë provat dhe faktet e reja që do të dalin në pjesën e dytë të intrevistës në Shijak-tv.
Çfarë tha Balla në polici?
Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?
Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët
Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?
Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…
Gazetari: Ju thotë juve?
Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.
Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?
Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.
Gazetari: Kush e tha këtë?
Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …
Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë
Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …
Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?
Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.
Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë?
Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …