Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu për porositjen vrasjes së tij nga deputeti i PS, Rrahman Rraja pse po hetonte djalin e tij për torturimin dhe përdhubnimin e një vajze.
Në një mesazh në Facebook, Nishani shkruan se, çdo fije e jetës së shqiptarëve është kriminalizuar. Ish-kreu i shtetit thekson se banditizimi është pa fre dhe nuk ndalet, ndërsa shton se; ‘Kupa është derdhur’.
Reagimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.
Kriminalizuar Parlamentin.
Kriminalizuar Pushtetin.
Kriminalizuar Shtetin.
Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë.
Kriminalizuar ekonominë.
Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.
Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet.
Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja !
Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë?!!!
Kupa është derdhur!