Nuhu-SHKB, Bandat të qetësohen. Çrregulli u vendos… Por të tjera gjëra do të dalin

Nga Basir Çollakucollaku

Shërbimi i Kontrollit të Brendëshëm (forca e Xhafës) për dy ditë “zbardh” shkeljet e nënkomisarit, duke e gdhirë pa gjumë. Të gjithë kanë parë në komisariat atë që do SHKB dhe Rama.
Të gjithë përveç Nuhut kanë qenë në rregull. Madje dhe pamjet filmike të bizneseve përreth janë kqyrur dhe nuk gjenden kund Balla, Bushi, Rraja, që kanë hyrë në nënstacionin e policisë. Por çkontrolli nuk shkruante askund se janë marrë dhe kqyrur pamjet filmike të kamerave të nënstacionit të policisë Fushë-Krujë.
Ata i ka ngrënë macja dhe kontrollorwt nuk i gjejnë dot. Madje as mosdorëzimin e raportit mjeko-ligjor çkontrollorët e Xhafës nuk e kanë parë. As mosndalimin e Rexhep Rrajës çkontrollorët e Xhafës nuk e kanë parë, as mosmbrojtjen e vajzës së dhunuar nuk e kanë parë.
Prokurorja Kapo nuk ia heq pluhurin dosjes se s’ka zbritur ende porosia. Ky është një vendim partie për të shpëtuar bythën e partisë. Asgjë më tepër. Vepra penale ende vijon të shumëkonsumohet. Bandat të qetësohen. Çrregulli u vendos… Por të tjera gjëra do të dalin mbase…

Artikulli paraprakLista e pronave dhe pasurive marramendëse të deputetit të PS brenda 4 viteve me Ramën kryeministër
Artikulli tjetërPolicia në mbështetje të bandës së deputetit, Drejtorja e SHÇBA ‘kryqëzon’ nënoficerin Nuhu