Basha-Ramës: Po amniston përdhunuesin, krimi shtetëror është projekti yt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se, Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.
“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkrun Basha.

rrrrrr

Artikulli paraprakSi mashtron Rama për djalin përdhunues të deputeti!
Artikulli tjetërRama pritet me protesta në Korçë: Qeveri hajdutësh, kriminelësh e përdhunuesish