Protesta për Xhisielën/ Thirrja e fortë ndaj zv.kryeministres: Mos rri në zyrë me atë përdhunues batakçi

Pasditen e sotme, Shoqëria Civile organizoi një protestë para Kryeministrisë, në përkrahje të Xhisiela Malokut, 25-vjeçares së dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.
Në protestë kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa ra në sy thirrja e fortë e një banori të Malësisë së Pukës, ndaj zv.kryeministres Senida Mesi.
Teksa tha se ka ardhur enkas nga Puka për të marrë pjesë në protestë ai tha:
“Të dashur vëllezër dhe motra, të dashur bashkëqytetarë të Republikës së Shqipërisë. Unë jam Isa Shkreli, vij nga fshatrat më të thella të zonës së Pukës. Kam ardhur apostafat. Nuk e ka përdhunuar i biri i Rrahman Rrahjas, përdhunuesi është Edi Rama, e ka përdhunuar Taulant Balla dhe Artur Bushi. Përdhunimin më të madh ia ka bërë parlamenti. I bëj thirrje zv.kryeministres që është grua prej Shkodre. Zonja Mesi, me porosinë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, mos e prano nesër në zyrë atë batakçi, atë përdhunues, i cili me vendim gjykate 4 gra i ka përdhunuar dhe i ka ndarë”.

rrrrr 1

Artikulli paraprakThirrja e avokatit në protestë: “T’i shporrim këta horra, duhet të jemi krenarë për nënkomisar Nuhun
Artikulli tjetërPrapë vetëm Fax News e dha protestën