“Top Channel” dhe “Klan” pistoletat e Ramës mbi kokën e Xhisielës

Dy televizionet kombëtare kanë hyrë sonte në historinë e turpit kombëtar të këtij vendi duke u kthyer në shërbim të plotë të pengmarrjes që po ndodh të Xhisiela Malokut nga banda kriminale e Ramës në pushtet.
Kjo bandë përdhunuesit po kërkon të shpëtojë nga krimi i kryer duke detyruar përmes presioneve dhe kërcënimeve vajzën të mohojë deklarimet zyrtare të përdhunimit që ka bërë në polici në prani të Nënkomisar Nuhut.
Top Channel dhe Klan janë kthyer sonte në pistoletat e Ramës mbi kokën e Xhisiela Malokut të cilat po përdhunojnë të vërtetën dhe po i bëjnë një shërbim të pa imagjinueshëm krimit në pushtet.
Ata janë kthyer sonte në pjesë të bandës që ka marrë dhe po mban peng Xhisiela Malokun dhe po e detyron atë të bëjë ato deklarata që të nxjerrin të pafajshëm përdhunuesin.

E marrë peng nga banda në qeveri vajza e përdhunuar Xhisiela Maloku ëhstë nënshtruar para kërcënimeve dhe është detyruar që të dalë përpara të gjitha televizioneve për të mohuar edhe denoncimin e saj në komisariatin e policisë përpara Nënkomisar, Nuhut, për të cilin thotë se ajo ëhstë tallur. Duhet të kemi parasysh situatën në të cilën ndodhet Xhisiela për të kuptuar edhe deklaratat e saj në kushtet e pengmarrjes.
Në rrëfimin e saj për emisionin “Opinion”, Xhisiela Maloku rrëfen për herë të parë detaje nga lidhja e saj me Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Krujës.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela tha se nuk kan qenë kurrë e kërcënuar nga Rexhep Rraja dhe se kallëzimi i saj në polici është bërë për shkaqe xhelozie, pas Rexhepi ishte lidhur me një vajzë tjetër.
E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

-Pra i bie që jeni tallur me policinë- ishte reagimi i gazetarit.
-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.
Ajo tregoi se Rrahja e ka dhunuar verbalisht si dhe e ka goditur me shpullë me datë 19 korrik.
Maloku rrëfei se shkoi rastësisht në hotel, ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime.
Ajo tregon se me datë 21 korrik shkoi dhe bëri denonocimin, pasi ai shkoi me vajzën tjetër me pushime.
“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bere nje aksident”,-tregoi ajo.
Fevziu: Mjeku nuk i dallonte shenjat e aksidenti?
“Atë nuk e di une”,- thote Xhesiela Maloku
Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan.
Ajo rrëfei se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.
Maloku tregoi se nuk është shprehur për Emiliano Nuhun, se fisi Rrahja janë kriminelë.
Ndërsa deklaroi se askush nuk e ka kërcënuar.

Artikulli paraprakDetaji i gazetares që konfirmon marrjen peng të Xhisielës: Tha se erdhi me taksi, por…
Artikulli tjetërFaqja e pare