Fshehjes pas kriminelëve të burracakut Rama i ka ardhur fundi

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, tha se rrëfimet e Xhisiela Malokut mbrëmë nëpër intervistat televizive treguan fuqinë e egër të krimit në pushtet.
Në një deklaratë për shtyp, Duma, tha se vajza nën presion të vazhdueshëm shfajësoi dje përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.
“Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë,” tha Duma.
Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë? Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.
Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën – se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve”, tha Duma.
Deputetja e PD, gjithashtu komentoi dhe deklaratat e Rexhep Rrajas, djalit të deputetit socialist, duke u shprehur se ishte një tjetër provë që Partia Demokratike ka qenë në zgjedhje përballë krimit.
“Në emër të pushtetit të Edi Ramës ka folur sot edhe i biri përdhunues i deputetit, duke treguar para shqiptarëve se në zgjedhje Partia Demokratike nuk ka qenë përballë Partisë Socialiste, por përballë krimit që kontrollon policinë, prokurorinë, gjykatat, parlamentin dhe qeverinë.
Intervistat e Xhisieles në gjendjen e pengmarrjes kanë tregues se shteti demokratik në Shqipëri ka rënë!
Krimi dhe jo demokracia funksionon ne Shqipëri, sepse kryeministri dhe Ministri i Brendshëm janë në të njëjtin grup parlamentar me bandën e Fushë Krujës, sepse Prokurorja e Përgjithshme votohet nga banda e Fushë Krujës dhe qeverisja jonë varet nga bandat që mbajnë peng kukullën e krimit në qeveri – Edi Rama.
Fshehja pas kriminelëve duke shkelur mbi jetën e Xhisielës dhe të qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi nuk ka për të zgjatur shumë për burracakun Edi Rama. Durimit të shqiptarëve me këtë pushtet mafioz i ka ardhur fundi!”, tha Duma.

Artikulli paraprakÇmenduria s’ndalet, nafta do shkojë 2100 lekë për litër me koncesionin e ri
Artikulli tjetërZagani paralajmëron arrestimin e Taulant Ballës