Basha i përgjigjet Rrajës: Para se të bëheshe përdhunues vodhe votat për të sjellë Ramën në pushtet

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur paralajmërimit të Rexhep Rrajas, për opozitën që “do ta shohin në zgjedhje”. Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se, kriminelë dhe përdhunues si Rexhepi i dhanë pushtetin Ramës.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook
Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.
Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave.
Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.
Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit.
Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet.
Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh.
Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

Artikulli paraprak“Zëri i Amerikës” për dëshminë e Xhisielës: Kishte frikë, ekspertiza nuk lë vend për dyshime
Artikulli tjetërBanda në polici dhunon fëmijët pse kërkojnë çeljen e shkollës, nënkryetari i Bashkisë zgërdhihet