500 milionë euro nga eurobondi, Tabaku-Ramës: Po merr para për të shlyer borxhet e luksit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pak pasi ky i fundit shprehu entuziasmin për marrjen e 500 milionë eurove nga eurobondi.
Postimi i Jorida Tabakut tabaku
Rama e quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin!
Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!
Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.
Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!
Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!

Artikulli paraprakMayer: Vettingu në politikë i domosdoshëm, Gjermania e mbështet
Artikulli tjetërSkema “Xhafaj-Marku”, për të liruar djalin përdhunues të deputetit Rraja