Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes me Kryesinë e partisë tha se parlamenti është i dhunuesve dhe nuk afron asgjë tjetër për opozitën, përveçse të shërbejë si dekor i dhunuesve.
“Edi Rama është i sinqertës vetëm kur gënjen, tha Kryemadhi. Ky është standarti që ka vendosur Edi Rama për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn dhe së fundmi edhe për përdhunuesin e Fushë Krujës. U them shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë ate sese është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ai e ka rrrëmbyer shtetin dhe tani dëgjojmë dhe propozime qesharake prej ti, paketën anti-shpifje. I pari që duhet dënuar është Edi Rama, mjafton të mbledhim gjithë historikun e tij me shpifje nga më poshtrat. Ashtu siç quajti dhe Xhisielën përdhunuese, apo jo, në telenovelën e famshme që paraqiti, ashtu do të quajë edhe të gjithë shqiptarët, trafikantë droge, kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i ndershëm dhe më i pastër i shoqërisë shqiptare.
Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionimi ynë dhe ndarja me atë parlament, që nuk është gjë tjetër përveçse një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve, nuk ofron asgjë tjetër përveçse i ofron opozitës për të qënë një dekor, një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij”, u shpreh Kryemadhi.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit
Përsa i përket aksionit opozita, duke pasur parasysh tani se fronti opozitar është zgjeruar tashmë shumë përballë bashkëqeverisjes me krimin, që nuk është tjetër përveçse një kupolë, një shtet i grabitur nga një grup grabitësisht dhe gangsterësh.
Mendojmë se ne si LSI, se shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, se nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por për fëmijët e shqiptarëve. Sot ndihen më të rrezikuar se çdi ditë tjetër. Rasti i Xhisiela Malokut e bëri të qartë se Policia jo vetëm nuk zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr agresorin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin dhe viktimën e nxjerr përdhunuese.
Kryeministrin, që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe të parlamentit.
Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur PS dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe kompromentimin e thellë që kanë midis njeri tjetrit në aferat e tyre qoftë të trafikut të drogës, qoftë të korrupsionit”.