I dënuari me 7 vite burg në Greqi për trafik droge që drejton PS-në

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Kryetari i PS i njesisë nr.3 Tiranë i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani ndërruar në Artan Kroi. 3 1
Postimi i Berishës në Facebook
Njeriu me tre emra; Marjels/Mariel/Artan Kroj Skroj, qe u arrestua ne flagrance, eshte i denuar me 7 vite ne Greqi, mik i Kallam Deshtakut dhe xhan i Brisit! sb
“Përshëndetje doktor. Kryetari i PS i njesise 3 i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik nderkombetar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani nderruar ne Artan Kroi. Ka qene aktiv shume me PS se eshte me origjine nga Korça dhe i njoh mire. Ka pas nderhyrje dje dhe nga Klotilda Bushka dhe nga prokuroret per ta liruar”.

Operacioni
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme dy punonjës të inspektoriatit tatimor dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë si dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Arrestimi i tyre u krye nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

4 1

Artikulli paraprak“Xhisiela”! Ja faktet se si mashtroi Taulant Balla
Artikulli tjetërNënkomisar Nuhu ka pamje filmike të Ballës e Bushit në komisariat?