Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama i cili pas padisë së depozitur në prokurori kundër tij nga opozita.
Rama i quajti ‘gjysmagjela’ Spahon dhe Vasilin që e paskan kallëzuar “në emër të heroit të filmit Babale 2”.
Por përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili e ka quajtur Ramën si kryeministër me gjysëm truri i cili nuk flet me gojë por me mendere.
“Kryeministri gjysma tru foli….
Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet,ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere.Prandaj edhe qelb ere dynjane….”, shkruan Vasili.
Padia
PD dhe LSI depozituan sot kallëzimin penal ndaj Ramës për tri vepra penale të lidhura me rastin e Nuhut dhe që për secilën prej tyre, duhet të dënohet sipas ligjit 2, 3 dhe 4 vite burg: 1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut; 2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës; 3. Kanosje për të mos kallëzuar ndaj komisarit Nuhu.
Ja deklarata e Edmond Spahos, kreu të Grupit të PD sot nga Prokuroria:
“Çuditërisht pas fillimit të hetimit nga Prokuroria që kishte nisur hetimin penal si për rastin në Krujë, ashtu edhe për kërcënimin ndaj Nuhur, çuditërisht kryeministri në një komunikim publik e kërcënon nënkomisarin si “horr”.
Me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në detyrë shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe me këtë kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit, që të mbrohej djali i deputetit dhe dënohej komisari Nuhu. Nëpërmjet këtij deklarimi, paralajmëroi Nuhun që të mos vazhdojë me publikimin e fakteve dhe të pengojë hetimin dhe paralajmëroi edhe oficerë të tjerë të ndershëm që në përkushtimin e tyre të nxirrnin fakte dhe të luftonin krimin e organizuar dhe mafian.
Nisur nga deklarimet e Ramës, ai ka kryer tre vepra penale:
1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut
2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
3. Së treti, kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, veprime që dënohen respektivisht me 2, 3 dhe 4 vjet burg”, nënvizoi Spaho.