Maskat terror në Vlorë, grabitet një karburant

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Një person i armatosur ka grabitur një karburant.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 05:53 në Novoselë të Vlorës.
Karburanti ndodhej në autostradën Vlorë-Fier. Karburanti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale F.S
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera.

maskat

Artikulli paraprakLufta në lokal mes dy grupeve nisi pas ngacmimeve të këngëtares Elvana Gjata
Artikulli tjetërSi nisi lufta në lokal për këngëtaren dhe kush ishte biznesmeni që e shoqëronte?