Kush është Fabiol Gaxha, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, mbeti i vrarë në Bllok

Është publikuar foto e të riut që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, pas një përplasje me armë.
Fabiol Gaxha është i riu që humbi jetën, pasi mësohet se mbronte me trup Ervis Martinaj, një biznesmen i njohur i lojërave të fatit në kryeqytet.
Për ngjarjen derimë tani janë arrestuar 2 personat e plagosur, të cilët gjenden në spital, dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, mes të cilëve i dashuri i Elvana Gjatës dhe një oficer i forcave komando.
Vetë këngëtarja është shoqëruar në polici, teksa burime thonë se ajo ka qenë shumë e tronditur gjatë dëshmisë, po nuk e ka mohuar faktin se ka qenë aty në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Lidhja e Elvana Gjatës me biznesmenin e njohur në fushën e ndërtimit është tentuar vazhdimisht që të mbahet larg vëmendjes së mediave, preferuar kjo nga vetë këngëtarja.
Edhe në festën e mbajtur në 30-vjetorin e saj Mataj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa këngëtarja shoqërohej vetëm nga vjehrri dhe vjehrra e saj.

Artikulli paraprakKërcënimi me pistoletë i Nënkomisarit, pse Rama fsheh 10 kamerat që kanë filmuar Ballën
Artikulli tjetërNisma e Ramës dhe Nikollës, drejtori: Ministrja do të marrë 6 milionë euro