I mori një shumë eurosh shoferit nga Maqedonia, arrestohet doganieri, 1 vit më parë bëri fushatën e PS

Një doganier, punonjës në Doganën e Tiranës, është arrestuar sot me akuzën për korrupsion pasi i ka marrë një shumë eurosh një shoferi nga Maqedonia për ta lejuar të dilte nga Dogana.
Zyrtarisht Policia e Tiranës bën me dije se Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).
Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Ky emër nuk është i panjohur për opinionin public.
Rreth 15 muaj më parë, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj, kishte kallëzuar në Prokurori doganierin Adriatik Hamza, pasi ky I fundit ishte përfshirë në mënyrë active dhe të drejtpërdrejtë në fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Sic duket edhe nga arrestimi i sotëm, ndaj doganierit Adriatik Hamza nuk është marrë asnjë masë, ai ka vazhduar të jetë pjesë e administratës doganore deri ditën e sotme kur u arrestua për korrupsion.

11111

Artikulli paraprakNisma e Ramës dhe Nikollës, drejtori: Ministrja do të marrë 6 milionë euro
Artikulli tjetërAllegri: Ronaldo, profesionist i shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës