Vazhdon tortura për pasagjerët në Rinas, “Albawings” anulon fluturimin

Vazhdojnë ende problemet me fluturimet në aeroportin e Rinasit. Siç raportojnë burime për Fax News, avioni i “Albawings”, kishte linjën Tiranë –Bari në orën 16:55,dhe e ka anuluar për shkak të një defekti. Mësohet se midis pasagjerëve të “Albawings” ka edhe turistë italianë dhe pritet që një tjetër avion të vijë nga Roma për pasagjerët.
Ndërkaq kjo kompani nuk është e vetmja, e cila ka patur probleme, mësohet se “Blupanorama” ka patur disa vonesa në linjat për në Xhenova. Kujtojmë që ky problem është vërejtur edhe nga Komisioni për Integrimin Europian, e cila u ka kërkuar shpjegim autoritetit të aviacionit civil.
Drejtori i AAC, Krislen Keri shpjegoi se vonesat kanë ekzistuar prej vitesh dhe më së shumti kanë ndodhur tek kompanitë italiane dhe lidhen me problematike teknike të avionëve që për efekt sigurie nuk janë lejuar të ngrihen në fluturim. Ndikim ka pa tur edhe rritja e numrit të fluturimeve si paojë e sezonit me shumë lëvizje dhe trafiku në aeroportet ku këto fluturime kanë patur destinacionin.

6d8e39f4 1cac 4422 b995 08f8885c06c1

Artikulli paraprakZbulohet komandoja që vrau në bllok truprojën e Martinit
Artikulli tjetërLidhjet e Ramës me Matën, pse policia fshehu emrin e biznesmenit në vrasje!