Maskat me armë futen në lokal për të grabitur, ja si i “paralizon” shitësja (Video)

Një ngjarje gati si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.
“BalkanËeb” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka nxjerrë prej sirtarit një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.
Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai, ndërsa dëgjohet edhe alarmi i sigurisë që bie. Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen. Fill pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakPërgjegjësja e Hipotekës i merr 200 mijë lekë qytetarit për të parë hartat e tokës
Artikulli tjetërFaqja e pare