Përfaqësues të Ambasadës Amerikane ndjekin gjyqin e Shullazit

Forca të shumta policore kanë blinduar Gjykatën e Krimeve të Rënda Gjykata ku pritej të paraqiteshin konkluzionet e palës mbrojtëse të bandës Shullazi, por për Krime të Rënda ka shtyrë seancën, pasi nuk ishin të përgatitur. Në sallën e gjyqit ndodheshin përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Seanca e radhës u caktua në datën 23 tetor.
Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi ne total 64 vite burg për të akuzuarit.
Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.
Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.
E gjithë seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie.

shullazi

Artikulli paraprakRaporti i KLSH: Mbi 8 mijë persona mbi 150 vjeç, votojnë dhe marrin edhe pension
Artikulli tjetërFatmir Xhafaj ka marrë peng Fredi Alizotin?