“Rama, Xhafaj e Tahiri, kufoma politike, do përfundojnë atje ku e kanë vendin”

Kryetari i opozitës, Basha ka paralajmëruar se fati i Ramës, Xhafës dhe Tahirit do të jetë ai i përballjes me drejtësinë ndërsa sot janë vetëm kufoma politike. Basha deklaroi se Rama do të mundet me votë të lirë, ndërsa deklaroi se vendi sot është nën kontrollin e plotë të krimit. Basha denoncoi lidhjet me krimin të Ramës, qeverisë, deputetëve të PS si dhe krerëve të bashkive të Ramës. “Rama është i zhytur në krim dhe është peng i krimit. “Mos prisnmi që ai të ndahet me lidhjet e krimit se tani ëshë peng i tij”, tha Basha.
Në vijim Basha akuzoi prokurorinë kur tha se, ka nisur një hetim për Agron Xhafën por pa e marrë atë në pyetje.
“Nuk i kanë sekuestruar pamjet filmike në lokal, por thotë se i ka mbikëqyrur dhe s’ka gjetur gjë interesante për hetimin. Ndërsa aktori është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe prokurorisë nën udhëzimin e Xhafës e Ramës”, vijoi më tej Basha, ndërsa paralajmëroi punonjësit e policisë dhe prokurorisë se do të ndeshen me drejtësinë.

rama xhafa 1

Artikulli paraprakKonstatimi i fortë i Bashës: Prokuroria e kapur është kthyer në celulë krimi
Artikulli tjetërBerisha denoncon anëtarin e ri të bandës së Agron Xhafës