Paralajmërimi i Vasilit: Përpara këtij puçi, populli ka të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka lëshuar lëshuar akuzua të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun.
Vasili i drejtohet Arta Markut duke i thënë se do të ketë fund të keq.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do t’i trajtojë të dy si puçistë.
Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve.
Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.
Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete.
Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.
Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm.
Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij.
Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.

Artikulli paraprakZjarrin e kemi në votër, manipulim nga Rama i hetimeve si me bombën tek ambasada sovjetike
Artikulli tjetërBerisha: Tre opsione që lajmërojnë fundin e shpejtë dhe të tmerrshëm të Ramës!