Prindërit denoncojnë skandalin: Po na kërkojnë të dhënat personale me pretekstin e teksteve falas

Nisma e re e qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, ajo e sigurimit të teksteve falas për nxënësit e klasave 1-4, si duket ka edhe shumë ‘dritëhije’. Një prindër ka denoncuar në redaksinë e Fax ëeb, prapaskenat që u duhet të përballen.
Sipas asaj që ai shkruan, nëpër shkolla po plotësohet një database me të dhënat personale të të gjithë prindërve, ndaj edhe ai ka një pyetje publike për kryeministrin Rama.
Ai kërkon nga ai të zbulojë arsyen e kësaj kërkesë të pazakontë për prindërit.
“Përshëndetje, Ju lutem a mund ti beni nje pyetje Publike Kryeministrit- Me çfare baze ju drejtojnë kete kerkese prinderve te shqiperise nepermjet mesuesve”, shkruan ai, në redaksinë tonë, teksa zbulon edhe sms-në e mësueses.
Në mesazhin e dërguar, mësuesja kërkon nga qytetari në fjalë të dhënat e kartës së identitetit (Nr.ID) , duke e cilësuar të domosdoshme.
“I nderuar prind, Po plotësohet në shkolle një Database e të gjithë nxenësve të klasave I-IV për fondin e subvencionimit të teksteve falas. Për këtë, Ju lutemi të na dergoni brenda ditës së sotme Nr. tuaj të identifikimit, pasi është kërkesë e domosdoshme. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj”, shkruhet në mesazh.

qyteta

Denoncimi librat fax News

Artikulli paraprakKoha për kryengritje, metodat e hetuesit të diktaturës, nga pengmarrja tek dhuna dhe dëshmitë e rreme
Artikulli tjetërKemi për kryeministër një hale të gjatë ku llumi është ngritur në sistem