Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke akuzuar kryeministrin Rama se, ka ngritur një shtet privat që funskionon jashtë kushtetutës dhe ligjeve.
Basha përmes një deklarate për mediat ka folur për videon e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Duke iu referuar dëshmisë së Alizotit, Basha theksoi se prokurorët po falsifikojnë çdo gjë në shërbim të këtij shteti privat. Kreu i opozitës tha se, drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, Arta Marku dhe Ardi Veliu janë vënë në shërbim të shtetit të privatizuar nga Rama dhe janë pjesë e këtij inskenimi, për të mbrojtur Agron Xhafajn.
“Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat. Prokurorë që falsifikojnë prova për të shpëtuar kriminelët. Drejtues dhe pjesë të kësaj strukture dhe inskenimi janë padyshim edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku.
Marku, Xhafaj, Drejtuesi i Policisë së Shteti, Ardi Veliu kanë manipuluar të vërtetën për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafaj. Ata vendosën shpërfytyrimin.
Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar gjithçka për të mbrojtur Rrahman Rajën. Ata bënë gjithçka për të shpëtuar dhunuesin sadist Rexhepin dhe mbrojtësin e tij, Taulant Balla. Ku shteti sulmon gazetarët, denoncuesit të ndershmit, për të shpëtuar kriminelët politikanët e lidhur me krimin tregojnë se jemi në kushtet një diktakture. Me Fatmir Xhafaj nuk do kemi kurrë luftë kundër krimit. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habiljave. Emërimi i Arta markut ka rezultuar një katastrofë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit. Arta Marku ka shkatërruar Krimet e Rënda duke varrosur hetimet për Tahirin”, u shpreh Basha.
Deklarata e Bashës
Shteti privat i Edi Ramës vendosi të fabrikojë dëshmitarë për të sulmuar dhe përndjekur denoncuesit opozitarë me një qëllim: Për të shpëtuar trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij, Fatmir Xhafaj.
Është i njëjti shtet privat që ka manipuluar gjithçka, çdo provë, çdo fakt, për të mbrojtur Taulant Ballën dhe Rrahman Rrajën. Edhe në këtë rast shteti privat i Edi Ramës dhe vetë ai, kërcënuan me gjuhë mafioze, një oficer policie, Emiljano Nuhun, për të shpëtuar dhunuesin sadist Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Taulant Ballën.
Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë dhe para, për të shpërfytyruar viktimën e dhunës në një peng që pështyn denoncuesit, median dhe opozitën dhe përqafon dhunuesit.
Kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, jemi në kushtet e një diktature mafioze.
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë provuar paralajmërimet dhe të vërtetat që ka shpalosur me zë të lartë, partia Demokratike prej vitesh. Sikurse e kemi thënë që ditën e parë, me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit, përkundrazi. Emërimi i tij ishte triumfi i njërëz bandë mbi bandën tjetër. Xhafaj triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirajt. Dje i gjithë shteti ishte në mbrojtje të bandës së Habilajve, sot është në mbrojtje të familjes mafioze Xhafaj.
Policia e Shtetit e shkatërruar dhe e vënë në shërbim të krimit nga Saimir Tahiri, vazhdon të jetë nën shërbim të krimit nën Fatmir Xhafajn.
Emërimi i Arta Markut, sikurse e paralajmëruam që në fillim, ka rezultuar një katastrofë për drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo u soll politikisht në krye të Prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe këtë e ka bërë me sukses.
Arta Marku e ka shkatërruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bashkë me të edhe hetimet per Saimir Tahirin. Ka varrosur hetimet nisura që më parë për lidhje kriminale në shkëmbim të votave për Damian Gjiknurin, për Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Ulsi manjën dhe drejtues të tjerë të lartë të qeverisë dhe shtetit.
Arta Marku nuk ka nisur dhe as nuk ka për të nisur hetime për lidhjet kriminale të politikanit bandit Taulant Balla.
Arta Marku u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin me sukses.
Arta Marku ka varrosur provat për hetimet e nisura më parë si Dakon, Gjinknurin, Manjën…Arta Marku nuk ka për të nisur hetimet për lidhjet kriminale të politikanit kriminel Taulant Balla.
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah shkatërrimin e shtetit të drejtës dhe drejtësia është kthyer në drejtësi kriminale.
Dje njerëzit paguanin prokurorët dhe gjyqtarë sot duhet të lidhen me Edi Ramën.
Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet. Ata do të japin llogari para ligjit: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafa, Arta Marku, Ardi Veliu do të dalin para ligjit si kriminelët.
Pushteti i tyre nuk e ka të gjatë.
Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre.