Si e përzunë me bisht ndër shalë banorët e Laprakës Ulsi Manjën (Foto)

Banorët e Laprakës kanë protestuar për të ndaluar prishjen e fushës sportive në zonën ku ata banojnë. Ata i kanë dalë sot para mjeteve të rënda që ishin afruar pranë kësaj fushe për ta shkatërruar. Ata kanë thënë se se do të qëndrojnë aty dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e saj.ulsi
Ndërkohë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet debati i ashpër i banorëve me deputetin e maxhorancës për fushën sportive. Manja u thotë se edhe si është i shqetësuar për fushën, por merr përgjigje të prerë nga banorët se po të ishte i shqetësuar e rregullon fushën dhe largon fadromat.
Banorët e zonës së Laprakës janë alarmuar sot pas lajmit të prishjes të së vetmes fushë që kanë në këtë zonë. Banorët janë shprehur për Fax News se Veliaj para tre vitesh premtoi rregullimin e kësaj fushe, ndërsa sot një ndërtues do bëjë një pallat.
“Jam banor i vjetër këtu që nga viti 90. Pra lozim futboll në kët fushë. Përpara 3 vjetësh kryetari i Bashkisë është shprehur për rritjen mirëmbajtjen e ambjenteve për fëmijët. Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, tha ai.
Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mban mend që nga viti 1963.I indinjuar ai shprehet se është e padrejtë që po e shndërrojnë kryeqytetin në beton.
“Jam banor i vjetër e mbaj mend këtë fushë që në vitin 1963. E mora vesh që do prishet dhe erdhëm të protestojmë të mbrojmë fushën. Do bëjmë rezistencë. Po e bëjnë Tiranën beton”, theksoi ai duke mos kursyer akuzat për Veliajnë.

22 1

33 1

Artikulli paraprakVideo-përgjimi i Fredi Alizotit, avokati i gazetarit: Të shoqërohet Ardi Veliu dhe Taulant Balla
Artikulli tjetërProkuroria ka fabrikuar prova, Salianji: Nuk e besoj Alizotin nën kërcënim, por e besoj në gjendje të lirë