A duhet tani ligji për armatosje të popullsisë?

Bledi KASMI

Atentati i djeshëm në Kavajë, plagosja e Kryetarit të FRPD, babait të tij dhe një qytetari nga një prej eksponentëve  të krimit të PS të këtij qyteti është preludi i asaj që pritet të ndodhë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm ndërsa vendi përgatitet të shkojë drejt zgjedhjeve, të cilat do të kenë një kosto mjaft të lartë në rast se Rama do të vijojë të jetë në krye të qeverisë.
Për fatin e mirë, dje kishte vetëm të plagosur dhe nuk kishte viktima, por në rast se ai atentat do të kishte pasoja tragjike, askush nuk do të mund të parashikonte atë që mund të ndodhte sot me kreun e qeverisë. Rama nuk e dënoi dje këtë atentat dhe as nuk u distancua nga krimineli në krye të PS të Kavajës, një veprim që me heshtjen kërkon që të inkurajojë më tej vëllazërinë në krim të kreut të qeverisë.
PD paralajmëroi dje, se në rast se Rama nuk tërhiqet nga mbrojtja e kriminelëve atëherë ajo do ti bëjë thirrje qytetarëve për vetmbrojtje civile, ndërsa pak ditë më parë ishte ish-Kryeministri Berisha, i cili kërkoi armatosjen e popullsisë për vetmbrojtje.
Pavarësisht përjashtimit të tij nga punimet e Parlamentit me një vendim politik të Byrosë socialiste, thirrja e Berishës mund të provohet sot si një shqetësim i drejtë. Qytetarët janë të pambrojtur nga kjo bandë kriminale, që ka pushtetin, ka policinë, por ka edhe bandat e krimit të organizuar.
Policia që duhet të ishte në mbrojtje të qytetarëve sot është nën thundrrën e këtij pushteti kriminal dhe kjo u provua edhe dje ne Kavajë. Vrasësi pasi kishte plagosur tre vetë në mes të qytetit nuk u arrestua nga policët që ishin prezentë në vendngjarje, por u largua me makinën e Kryetarit të PS të Kavajës.
Vrasësi nuk u ndalua nga policia. Vrasësi u dorëzua në polici vetëm me garancitë që mori nga padronët e tij politikë se ai do të lirohet nga akuzat dhe për këtë mjaftojnë disa kërcënime në telefon të skizofrenit në krye të qeverisë.
Imagjinoni sikur këtij skizofreni ti jepej sot edhe drejtësia. Atëherë i gjithë vendi do të ishte nën pushtetin real të vrasësve, përdhunesve, trafikantëve të drogës dhe prostitutave. Nënkryetari i PS vrau dje në mes të qytetit sepse ai shpresonte si të gjithë kriminelët e tjerë dhe hajdutët se garancia e krimeve të tyre është kapja e drejtësisë nga Rama.

Artikulli paraprakKazazi: Kryetari i PS mori vrasësin në makinë, policia nuk ndërhyri
Artikulli tjetërFaqja e parë