Agron Xhafa ka marrë vetë në telefon Babalen me 17 Maj për ta kërcënuar. Babalja rrëfen orët e përplasjes me Agron Xhafën dhe kërcënimet që ka marrë nga Agron Xhafa. “Më mori në telefon menjëherë pasi doli përgjimi dhe më tha; ku je se do të zhduk me gjithë familjen”, i është drejtuar Agron Xhafa, Babales, ndërkohë përgjigjja e Babales ka qeën po aq e ashpër: “Ku jeti ti se do të zhduk unë ty”, i është shprehur Babalja. Duhet kujtuar se rrethi familjar dhe shoqëror i Babales nuk është i vogël në qytetin e Vlorës.
Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja në një intervistë për gazetaren Eni Vasili ka treguar se ka kërkuar azil në Kosovë pasi i është rrezikuar jeta. I pyetur nga gazetarja se kush e ka kërcënuar ai është përgjigjur se është kërcënuar nga personi që ai ka përgjuar.
Eni Vasili: Me çfarë argumenti keni kërkuar azil këtu?
Albert Veliu: Unë azil kam kërkuar me argumentin sepse mua më rrezikohet jeta.
Eni Vasili: Kush ju ka kërcënuar?
Albert Veliu: Mua në datën 17 maj më ka dalë policia shqiptare që mbasi doli audiopërgjimi që për gjysëm ore, ju i dini e kam shpjeguar edhe në prokurori për gjysem ore del zëri im dhe zëri i x që nuk do ta zë me gojë se nuk më intereson dhe më ka marrë në telefon: x ku je se do të shuaj gjithë familjen edhe këtë e kam thënë në prokurori dhe i kam thënë ku je ti se vij edhe unë.
Eni Vasili: Personi që ju keni përgjuar apo jo?
Albert Veliu: Pooo dhe më merr djali në telefon djali i madh Klevisi më thotë: O baba je bërë figure e njohur tha në Vlorë. Ça ka ndodh bir i babait se kur të thotë djali je bërë figurë e njohur makinës dhe vetë takoj djalin që me mikun tim me Nertilin që ka “Bar muzikën” në Lungomare. Vete shikoj një video aty përgjimet por faktikisht unë këtë ja kisha dhënë një të SHIKU-t Olldashit. E dija që ishte i SHIKU-t nuk e dija që ishte gazetar, ja kisha dorëzuar.
“Më morën me makina me targa të huaja, më thanë se kemi urdhër nga shteti”
Albert Veliu i njohur si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open” tha se, kur ishte nisur për të shkuar në Kosovë e kishin ndaluar 6 persona me makina me targa të huaja dhe e kanë mbajtën peng rreth 3 orë.
“Më morën me makina me targa të huaja, më thanë se kemi urdhër nga shteti. Më morën në një rrugicë, dhe më kanë majtë 3 orë peng në një makinë.
Nuk kalova nga malet, kalova në mes të doganës dhe jo në mënyrë të paligjshme, bashkë me djalin. Kamkaluar në mënyrë të ligjshme, hapni kamerat. Kam qenë bashkë me djalin”, tha Babale, ndërsa shtoi sërish: “I është bërë presion familjes dhe të gjithë fisit tim”.
I pyetur nëse vijon t’i qëndrojë versionit se ai zë i regjistruar është Agron Xhafaj, Albert Veliu tha: “S’dua të zë emra me gojë, por unë i qëndroj deri në vdekje atij versioni”.
“Kërkova azil në Kosovë se m’u kërcënua jeta. Në datën 18 maj isha nisur për një punë time në Tropojë. Rrugës më dolën 4 veta me makina me targa angleze dhe më mbajtën tre orë peng në mes të autostradës, në Laç, ku erdhën shefa police dhe më kërcënonin.
Më pas më çuan te Prokuroria e Krimeve të rënda ku më morën kampionet e zërit”.
Sipas tij, kalimi nuk ka qenë i paligjshëm.
Në Kosovë ika në datën 24 maj, nuk kalova kufirin në mënyrë të paligjshme, por me djalin kaluam përmes doganës, rregullisht dhe sapo hymë morëm kontakt me Policinë dhe kërkuam azil politik se na rrezikohej jeta.
Të heqin dorë nga kërcënimi im dhe familjes sime. Edhe këtu në kamp në Kosovë më kanë kërcënuar dhe më kanë ofruar mijëra euro dhe më kanë thënë ta pajisim djalin me pasaportë maqedonase dhe ta nismi jashtë”, deklaroi Babale.