“Zëri i regjistruar është i Agron Xhafës, çfarë më premtuan të ndryshoj dëshminë…”

Albert Veliu personazhi që ka çuar në përplasje të fortë politikën shqiptare që prej majit të këtij viti rrëfen nga Prishtina ekskluzivisht për “Open” në Top Channel versionin e tij të historisë.
Në një kohë kur në skenë ka dalë tashmë Fredi Alizoti që pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt, në intervistën transmetohet e plotë në orën 21:00, Babalja thotë se edhe në Kosovë nuk kanë munguar kërcënimet.
Albert Veliu thotë gjithashtu se përveç kërcënimeve nuk kanë munguar as ofertat për ta blerë me para.
Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja, gjatë intervistës me Eni Vasilin në
“Open” në Top Channel, tregoi se audiopërgjimin ia kishte dorëzuar Jetmir Olldashit, për të cilin e dinte se punonte në SHISH dhe jo gazetar.
“Për transmetimin e audiopërgjimit, mësova pas një telefonate të djalit tim. Unë ia kisha dorëzuar materialin njërit që punonte në SHIK,(tashmë SHISH), Jetmir Olldashit. Nuk e dija që ai ishte gazetar”, tha Veliu për Open.
Albert Veliu shtoi gjithashtu se transmetimi i audiopërgjimit ishte bërë nga gazetari Olldashi dhe PD-ja, pa lejën e tij.
“Zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt”, kështu thotë Albert Veliu në një intervistë ekskluzive për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel.

Eni Vasili: Ju vazhdoni t’i qëndroni versionit tuaj se zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt?
Albert Veliu: Gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato zëra që janë rregjistruar janë gjer ne vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje si të dojë dhe të jape edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu. Trembem me një fjale mos më ngacmojnë familjen mos bëjnë ndonje presion në familje se po më bëjnë shantazh të siguroj djalin hajde poshtë.
Albert Veliu: Unë azil kam kërkuar me argumentin sepse mua më rrezikohet jeta.
Eni Vasili: Kush ju ka kërcënuar?
Albert Veliu: Mua në datën 17 maj më ka dalë policia shqiptare që mbasi doli audiopërgjimi që për gjysëm ore, ju i dini e kam shpjeguar edhe në prokurori për gjysem ore del zëri im dhe zëri i x që nuk do ta zë me gojë se nuk më intereson dhe më ka marrë në telefon: x ku je se do të shuaj gjithë familjen edhe këtë e kam thënë në prokurori dhe i kam thënë ku je ti se vij edhe unë.
Eni Vasili: Personi që ju keni përgjuar apo jo?
Albert Veliu: Pooo dhe më merr djali në telefon djali i madh Klevisi më thotë: O baba je bërë figure e njohur tha në Vlorë. Ça ka ndodh bir i babait se kur të thotë djali je bërë figurë e njohur makinës dhe vetë takoj djalin që me mikun tim me Nertilin që ka “Bar muzikën” në Lungomare. Vete shikoj një video aty përgjimet por faktikisht unë këtë ja kisha dhënë një të SHIKU-t Olldashit. E dija që ishte i SHIKU-t nuk e dija që ishte gazetar, ja kisha dorëzuar.

Artikulli paraprak“Më mbajtën tre orë peng në Laç, si do më vrisnin në autostradë, kush më shpëtoi…”
Artikulli tjetërBabalja: Motra janë gënjeshtra, ta tregoj kush është Fredi Alizoti…